Nëpërmjet një njoftimi të OBRM-PDUKM-së thuhet se “për shkak të Zaevit dhe tenderëve të Rashkovskit, dizelli do të shtrenjtohet për 4 denarë. Zaev me rebalancin e buxhetit parasheh vendosjen shtrenjtimit të dizellit për 4 denarë. Këto janë 4 denarë që përfundimisht do ta rrisin çmimin e dizellit.
“Populli paguan dizel më të shtrenjtë për shkak se Zaevi vendosi shtetin në borxhe, ndërsa tatimi i dizellit ka për qëllim mbulimin e borxheve në buxhet”, thonë nga OBRM-PDUKM.
Sipas tyre, shteti po fundoset në boxhet për shkak se paratë në vend që të përfundojnë në investime kapitale, harxhoheshin në tenderë të panevojshëm.
“Populli paguan dizel më të shtrenjtë për shkak se Rashkovski me para të shtetit, ka blerë licencën e vetë, për shkak se Den Donçev mbante para në çantë, për shkak se përmes tenderëve janë blerë automjete kundër zjarrit dyfish më shtrenjtë siç janë blerë në shtetet e rajonit”, thonë nga kjo parti.
Ata shtojnë se populli do të paguajë 54 milionë euro çdo vit nga rritja e çmimit të dizellit./Telegrafi/
Shfaqen grafite me simbolin serb në veri
Mjeku saudit i dyshuar për sulmin në tregun e Krishtlindjeve...
Kurti merr pjesë në manifestimin e Ditës Botërore të gjuhës ...
Vetaksidentohet vetura e policisë në veri, lëndohen pesë pol...
Një person humb jetën pas shpërthimit të bombolës së gazit n...
Këto janë të gjitha çmimet që i ndau FFK-ja