Disa mijëra kanadezë marshuan në Ontario të Kanadasë, për të nderuar katër anëtarë të një familjeje myslimane të cilët humbën jetën pas një sulmi ndaj tyre.
Më 6 qershor drejtuesi i një kamioni, u përplas me pesë këmbësorë, duke vrarë katër prej tyre.
Marshimi ndërfetar filloi në vendin ku pesë anëtarë të familjes Afzaal u goditën nga një kamion i drejtuar nga një i dyshuar 20-vjeçar, për të cilin policia tha se e kreu sulmin si “një akt i planifikuar, të paramenduar dhe të motivuar nga urrejtja”.
Salman Afzaal dhe gruaja e tij, Madiha Salman, u vranë së bashku me nënën e Afzaal dhe vajzën e tyre 15-vjeçare ndërsa prisnin të kalonin në rrugën.
Djali i tyre 9-vjeçar, Fayez Afzaal, pësoi lëndime.
Marshi i organizuar për të luftuar urrejtjen dhe islamofobinë, u përmbyll në një xhami rreth shtatë kilometra larg vendit të sulmit. Xhamia i shërben komunitetit mysliman të Londrës me rreth 30.000 njerëz.
Mitingje për të mbajtur zi për Afzaalët dhe viktimat e tjera të dhunës kundër myslimanëve u mbajtën gjithashtu në Montreal, Otava, Toronto dhe Kuebek.
I dyshuari, Nathaniel Veltman, është akuzuar për katër akuza të vrasjes me paramendim dhe një akuzë për vrasje në tentativë. Ai mund të dënohej me burgim të përjetshëm.
Kryeministri Justin Trudeau e quajti atë një “sulm terrorist”./R.E.L
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...