Kryetari i Moskës Sergei Sobyanin, ka shprehur shqetësim për shpërthim të koronavirusit, duke thënë se situata është duke u bërë më e rëndë në këtë qytet, teksa autoritetet kanë regjistruar numrin më të lartë të të infektuarve prej muajit janar.
“Ne kemi pritur që piku i pandemisë në pranverë do të binte në periudhën prill-maj sikurse vitin e kaluar”, ka thënë Sobyanin në një transmetim televiziv, transmeton agjencia e lajmeve AFP.
“Mirëpo tani po e shohim se rënia eventuale është bartur në qershor-korrik”.
Sobyanin, aleat i afët i presidentit rus Vladimir Putin, ka vlerësuar se te gjysma e banorëve të Moskës, tani ekziston një nivel i imunitetit kundër virusit.
“Në të njëjtën kohë, ne jemi duke e parë sa agresiv është koronavirusi”, ka thënë ai, duke theksuar se është duke u bërë më e vështirë që trajtohet sëmundja COVID-19, që shkakton ky virus.
“Një pjesë e mirë e banorëve të Moskës janë në ventilatorë apo në kujdes intensiv”, ka thënë ai.
“Rreziku është real”.
Autoritetet shëndetësore ruse kanë raportuar të premten 5,853 raste të reja me koronavirus, njëherësh rekord nga periudha e mesit të janarit.
Rusia ka qenë një nga shtetet e prekura më së keqi nga koronavirusi.
Zyrtarët shëndetësorë në Rusi kanë regjistruar më shumë se pesë milionë raste me koronavirus dhe mbi 125,000 vdekje, mirëpo disa ekspertë thonë se shifra e të vdekurve është më e lartë.
Ky shtet ka hequr gati të gjitha kufizimet e lidhura me koronavirus, dhe shumë rusë janë duke refuzuar që ta vendosin maskën në transport publik apo në hapësira tjera publike.
Rusia ka regjitruar vaksinën e parë kundër koronavirusit në botë, Sputnik V, në gusht të vitit 2020, mirëpo autoritetet me vështirësi kanë arritur të shpejtojnë programin e vaksinimit.
Përkeqësimi i motit sjell probleme me energjinë dhe rrugë të...
“Mbaje përgjegjësinë”, Sara e rreptë me Drilonin – por pse?
Dardan Berisha: Kosova ndaj Irlandës do ta tregojë fytyrën e...
Njëmbëdhjetë persona të vrarë nga sulmet e Izraelit në Bejru...
Ushtarët e KFOR-it kryejnë patrullime në qytetin e Istogut
Veliaj inspekton terminalin veri-perëndimor: Investim i ri q...