Shefi i mbrojtjes turke: Turqia, e vetmja anëtare e NATO-s që luftoi DEASH-in nga afër

07:37 | 12 Qershor 2021
Trina Galanxhi

Ministri i Mbrojtjes i Turqisë, Hulusi Akar, ka deklaruar se vendi i tij është i vetmi anëtar i NATO-s që ka luftuar nga afër kundër grupit terrorist DEASH, raporton Anadolu Agency (AA).

“Turqia është vendi i NATO-s që ka marrë barrën më të madhe për të lehtësuar vuajtjet e popullit sirian dhe Forcat e Armatosura Turke janë e vetmja ushtri e NATO-s që kanë luftuar në luftime nga afër kundër DEASH-it”, tha Akar në ceremoninë e hapjes së Qendrës së Ekselencës së Sigurisë Detare të NATO-s në Stamboll.

Akar shtoi se aktualisht Turqia po strehon gati katër milionë refugjatë sirian pa ndonjë diskriminim.

Ai theksoi se anëtarët e NATO-s “kanë luftuar vendosmërisht kundër organizatave terroriste në shumë pjesë të botës, por fatkeqësisht ata nuk kanë treguar të njëjtën vendosmëri për t’u marrë me grupin terrorist YPG/PKK”.

“Turqia vazhdimisht u ka bërë thirrje aleatëve të saj për të luftuar bashkërisht kundër organizatave terroriste YPG/PKK dhe DEASH në Sirinë veriore, të cilat kërcënojnë sigurinë tonë kombëtare dhe stabilitetin rajonal. Në kohë dhe duke e përsëritur ne u thamë aleatëve tanë të NATO-s nevojën për të krijuar një zonë të sigurt në Siri. Madje ramë dakord për disa plane, por kërkesat e këtyre marrëveshjeve nuk u përmbushën dhe Turqia mbeti vetëm në luftën kundër terrorizmit”, u shpreh Akar.

Akar tha se përpjekjet për të forcuat NATO-n janë të nevojshme në kushtet aktuale globale.

“NATO qëndron në arsyen e saj për të ekzistuar dhe rëndësia e aleancës po rritet gradualisht. Kjo është arsyeja pse NATO duhet të forcohet më tej dhe të funksionojë në frymën e vërtetë të një aleance”, tha Akar.

Megjithatë, shefi i mbrojtjes turke theksoi se “NATO është më kuptimplote dhe më e fortë” sot dhe se “do të ecë përpara në të ardhmen me shumë besim”.

Për blerjen e Turqisë të sistemit të mbrojtjes ajrore S-400 nga Rusia, Akar tha se Ankaraja është e gatshme të adresojë të gjitha shqetësimet teknike të partnerëve të saj.

“Ne jemi të hapur dhe transparentë në të gjitha bisedimet (mbi çështjen). Zgjidhjet e arsyeshme dhe logjike janë gjithmonë të mundshme”, pohoi ai.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme