Të dielën (13.06.) qeveria gjermane do të heqë rajone të tjera nga lista e zonave të rrezikut për virusin Covid-19.
Armenia, Azerbajxhani, Bosnja dhe Hercegovina, Kosova, Libani, Moldavia, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Serbia, Qipro dhe Ukraina janë hequr nga lista e zonave të rrezikut.
Kjo vlen edhe për dy rajone në Norvegji dhe ishullin Madeira në Portugali. Kushdo që vjen në Gjermani nga këto zona nga toka në të ardhmen nuk duhet të respektojë më asnjë kufizim hyrjeje për shkak të Coronas.
Për të gjitha këto vende dhe rajone, Ministria e Jashtme gjermane nuk bën më paralajmërim për udhëtimet.
SHBA dhe Kanada gjithashtu që nga e diela nuk janë më zona rreziku. Megjithatë, në këto dy shtete ekziston ende ndalimi i hyrjes për gjermanët që nuk jetojnë atje.
Për shkak të numrit në rënie të infektimeve me Corona, qeveria federale heq nga lista e shteteve zona rreziku edhe të gjithë Austrinë dhe pjesë të Greqisë, Kroacisë dhe Zvicrës. Kjo u njoftua nga Instituti Robert Koch (RKI). BE po punon për një “frenë emergjence” nëse situata përkeqësohet përsëri.
Policia shqiptoi 2 mijë gjoba brenda 24 orëve
Zhduket një vajzë e mitur në Prizren
I mituri ther me thikë të miturin në Fushë Kosovë
Komisioni për Punë të Jashtme takon sot Komisionin për Buxhe...
SHBA njeh liderin e opozitës si president të zgjedhur në Ven...
Ndahet nga jeta në moshën 35-vjeçare aktori Paul Teal