Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti ka reaguar pasi Manastiri i Deçanit kishte thënë se Ahmeti ka inkurajuar studentët të shkruajnë grafitë në Kishën e cila gjendjet në kampusin e UP’së.
Ahmeti ka demantuar këto pretendime, duke thënë shkurt se nuk ka asgjë të vërtetë nga ajo çfarë është thënë prej Manastirit të Deçanit.
“Nuk është e vërtetë asnjëra akuzë. Pse duhet të shpërndani gënjeshtra”, shkruan Ahmeti në Twitter, duke shpërndarë postimin e Manastirit të Deçanit
Ndërkaq, pas aksioneve të PSD’së në objektin e Kishës Ortodokse Serbe në kampusin e UP’së, përmes në postimi në Twitter, nga Manastiri i Deçanit kanë thënë se ky aksion është kryer aktivistët dhe studentët sipas tyre, është inkurajuar nga Ahmeti.Reklamë
“Sipas medieve shqiptare të Kosovës, aktet e vandalizmit në Kishën Ortodokse Serbe në qendër të Prishtinës ku janë bërë grafite blasfemike janë kryer nga studentë aktivistë të inkurajuar nga kryetari Shpend Ahmeti, bashkëpunëtor politik i kryeministrit të Kosovës, Kurti”, thuhet në postimin e tyre.
Ndryshe, për herë të parë që nga viti 1998, të enjten është mbajtur liturgji në kishën e ashtuquajtur të “Krishtit Shpëtimtar”.
Ledri Vula lanson këngën e re “Oj oj oj”
Osmani: E ardhmja e Kosovës në BE është e pashmangshme e për...
71 aksidente brenda 24 orëve në Kosovë
Ancelotti bëhet trajneri më i trofeshëm në histori të Real M...
Kërkohet paraburgim ndaj të dyshuarit që shkaktoi aksident t...
Dy raste të vjedhjeve të rënda në Ferizaj, policia jep detaj...