Google ADS

Parakalimi i gabuar i mori jetën policit të burgut të Peqinit, emrat e 6 të plagosurve

23:34 | 11 Qershor 2021
Trina Galanxhi

Aksidenti i rëndë që ndodhi mbrëmjen e sotme në Elbasan, shkaktoi humbjen e jetës së policit 36 vjeçar të burgut të Peqinit, Ardjan Xhaja.

Në këtë ngjarjenmbetën të plagosur gjashtë persona të tjerë, të cilët u dërguan me urgjencë në spital.

Mes tyre janë edhe drejtuesit e dy automjeteve, të cilët po i nënshtrohen testit të alkoolit.

Mësohet se të plagosur kanë mbetur Adem Senja, 53 vjeç, Nazmi Hysa, 60 vjeç, Gëzim Baku, 60 vjeç, Marius Hysa, 30 vjeç, Kudret Hasa, 27-vjeç si dhe Maksim Ranxha, 50 vjeç.

Paraprakisht dyshohet se aksidenti të jetë shkaktuar gjatë një tentative parakalimi, megjithatë ende nuk ka një reagim zyrtar lidhur me ngjarjen./noa/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme