Zyrtarë nga Kosova dhe Bashkimi Evropian kanë thirrë një takim virtual më 9 dhe 10 qershor, për të diskutuar zhvillimet gjatë vitit që lamë pas në fushat e drejtësisë, lirisë dhe sigurisë.
Ky takim dhe diskutim u zhvillua në kuadër të Marrëveshjes së Stabilizim-Asoviimit (MSA) që ka hyrë në fuqi në prill të vitit 2016, transmeton arbresh.info
Njoftimi i plotë:
Zyrtarët nga Kosova dhe Bashkimi Evropian thirrën një takim virtual më 9 dhe 10 qershor 2021, për të diskutuar zhvillimet gjatë vitit të kaluar në fushat e drejtësisë, lirisë dhe sigurisë.
Diskutimi u zhvillua në kuadër të Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit (MSA), e cila ka hyrë në fuqi në prillin e vitit 2016. Gjatë takimit dy-ditor, zyrtarët shkëmbyen mendime për fusha të ndryshme që lidhen me sundimin e ligjit, të drejtat themelore dhe punët e brendshme.
Në të gjitha fushat, Bashkimi Evropian dhe Kosova u dakorduan për rëndësinë e zbatimit të prioriteteve të përfshira në Agjendën e Reformës Evropiane, si dhe rekomandimet nga Raporti i Komisionit për Kosovën të vitit 2020.
Sa i përket gjyqësorit, palët diskutuan mbi strategjinë e përgjithshme të sektorit të sundimit të ligjit dhe planin e veprimit, si dhe ndikimin e pandemisë COVID-19 në këtë fushë.
U ngrit edhe çështja e avancimit të mëtejshëm të sistemit elektronik të menaxhimit të rasteve dhe bazës së centralizuar të të dhënave penale. Palët diskutuan po ashtu fushën e drejtësisë administrative dhe reformën e të drejtës komerciale. Autoritetet e Kosovës prezantuan planet tyre mbi llogaridhënien dhe kontrollet e integritetit në gjyqësor dhe prokurori.
Sa i përket luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, u diskutuan një numër zhvillimesh legjislative. Të dyja palët ranë dakord që zbatimi i plotë i gjithë legjislacionit që lidhet me sundimin e ligjit mbetet qenësor. Autoritetet e Kosovës prezantuan punën e tyre në Kodin e rishikuar të Procedurës Penale, si dhe aktet tjera ligjore anti-korrupsion, ashtu që ato të miratohen sa më shpejt që është e mundur.
Palët diskutuan gjithashtu përforcimin e përpjekjeve dhe kapaciteteve për të luftuar korrupsionin e nivelit të lartë dhe krimin e organizuar, posaçërisht duke zhvilluar më tutje regjistrin e rasteve të shënjestruara. Për më tepër, konfiskimi i pasurive të paligjshme u ngrit si veprim kyç për përparim në këtë fushë.
Lidhur me të drejtat themelore dhe të drejtat e pakicave, Avokati i Popullit, që është emëruar së voni, përshkroi situatën e përgjithshme në Kosovë, ndërsa përfaqësuesit diskutuan mbi zbatimin e përgjithshëm të të drejtave të njeriut dhe të drejtave të pakicave, barazinë gjinore, lirinë e shprehjes dhe drejtësinë kalimtare (tranzicionale).
Në fushën e punëve të brendshme, u shkëmbyen mendime mbi luftën kundër terrorizmit, luftimit të ekstremizmit të dhunshëm dhe radikalizimit, si dhe migrimin, azilin, trafikimin e qenieve njerëzore dhe kontrabandimin e migruesve. Të dyja palët ranë dakord se përparimi i mëtejshëm në këto fusha është thelbësor. Të dyja palët diskutuan gjithashtu çështjet e policisë, si dhe të bashkëpunimit policor ndërkombëtar.
Informata Sfondi
• Marrëveshja e Stabilizim-Asociimit (MSA) është korniza brenda të cilës BE-ja dhe administrata e Kosovës diskutojnë rregullisht çështjet teknike dhe ato të politikave në lidhje me reformat e lidhura me BE-në. Organet e MSA-së janë Këshilli i Stabilizim[1]Asociimit, ndihmuar nga Komiteti i Stabilizim-Asociimit, si dhe Nën-Komitetet e MSA-së, të cilat mbulojnë një gamë të gjerë të acquis të BE-së. Takimet e organeve të MSA-së ofrojnë kontribut të drejtpërdrejtë në raportet vjetore të Komisionit Evropian.
• Çdo mbledhje e Nën-Komitetit monitoron dhe përcjell veprimtarinë e Kosovës në reforma dhe identifikon se si BE-ja mund të ndihmojë në këtë proces.
• Ekzistojnë shtatë fusha që mbulohen nga takimet sektoriale të nën-komiteteve, ajo e Drejtësisë, Lirisë dhe Sigurisë; Inovacioni, Shoqëria e Informacionit, Politika Sociale, Edukimi dhe Kultura; Tregtia, Industria, Doganat dhe Tatimet; Tregu i Brendshëm, Konkurrenca, Konsumatori dhe Mbrojtja e Shëndetit; Bujqësia, Peshkataria, Pylltaria, Siguria e Ushqimit; Transporti, Mjedisi, Energjia, Ndryshimet klimatike dhe Zhvillimi Rajonal; Çështjet ekonomike dhe financiare, statistikat.
• Dy fusha të tjera të përfshira në takimet e grupeve të veçanta janë reforma e administratës publike dhe normalizimi.
• Takimet e Komitetit dhe Nën-Komiteteve të MSA-së bashkë-kryesohen nga Komisioni Evropian dhe Kosova. Çdo takim rezulton në veprime përcjellëse të dakorduara bashkërisht, të cilat duhen ndërmarrë nga autoritetet e Kosovës.
Sara dhuron spektakël, realizon vallëzim si dënim nga Xuxi
Akuzat e Pecit, Pacolli: Dikur mbante bluzën me emrin e firm...
A do ta ndaje ndonjërën prej banoreve nga partneri i saj bre...
Tare: Sjellja e futbollistëve të Kosovës tejet dinjitoze
Zarfi ngjyrë hiri shfaqet në ekran – banorët nisin hamendësi...
Papa ‘bekon’ lumturimin e 2 martirëve të krishterë në Shkodë...