Zyra e BE-së në Kosovë njofton me anë të një komunikate se të hënën më 14 qershor ambasadorët Sunjog dhe Barishiq do t’a vizitojnë Janjeven.
Më poshtë gjeni njoftimin:
“Ambasadori Tomash Sunjog (Tomáš Szunyog), Shef i Zyrës së BE-së në Kosovë /Përfaqësues i Posaçëm i BE-së, do të vizitojë Janjevën të hënën më 14 qershor, së bashku me ambasadoren e Kroacisë në Kosovë, Danjella Barishiq (Danijela Barišić). Ministri i Infrastrukturës dhe Mjedisit, një përfaqësues i Ministrisë për Kulturë, Rini dhe Sport, Kryetari i Komunës së Lipjanit, Koordinatorja e OKB-së për Zhvillim, dhe Përfaqësuesja Rezidente e UNDP-së në Kosovë do t’i bashkëngjiten kësaj vizite.
Zyrtarët do të takohen me përfaqësuesit e komuniteteve lokale. Ambasadorët do të shënojnë projekte të financuara nga BE-ja për të ruajtur trashëgiminë kulturore dhe fetare dhe për të promovuar turizmin, duke përfshirë një projekt 2 milion euro për ruajtjen dhe rigjenerimin e qendrës historike të Janjevës, si shtesë e fondit 1.4 milion euro të ndarë nga Qeveria, me Zyren e UNDP-së në Kosovë si partnere në implementim. Një vizitë e kësaj trashëgimie kulturore do të organizohet me udhërrëfyes përmes një aplikacioni të financuar nga BE-ja Janjevo Walks smartphone App ku do të vizitohen 21 monumente.
Kur/ku: E hënë, 14 qershor 2021, Janjevë
10:45 Takim me përfaqësues të komuniteteve lokale, Café Bar Bash Qarshi
11:45 Vizita e Trashëgimisë Kulturore, fillon nga Xhamia e Sulltan Murat Beut
12:45 Prononcimi për media, Shkolla fillore Shtjefën Gjeçovi
Kush: Ambasadori Tomash Sunjog, Shefi i Zyrës së BE-së/Përfaqësuesi i Posaçëm i BE-së në Kosovë
Ambasadorja Danjella Barishiq, Ambasadore e Kroacisë në Kosovë
Liburn Aliu, Ministri i Kosovës për Infrastrukturë dhe Mjedis
Ulrika Riqardson (Ulrika Richardson), Koordinatore e OKB-së për Zhvillim në Kosovë
Maria Suokko, Përfaqësuese Rezidente e UNDP-së në Kosovë
Nora Arapi Krasniqi, Këshilltare e Lartë e Ministrit për Kulturë, Rini e Sport
Përfaqësuesit e komuniteteve lokale “/arbresh.info/
Stërvitja e përbashkët mes PK-së, EULEX-it dhe KFOR-it, Bard...
Gjyqtarët kosovarë ndajnë drejtësi në ndeshjen e Conference ...
Agjencioni Anti-Korrupsion do të hetojë grantet për vëllain ...
Fjalim prekës nga gjyshit i 14-vjeçarit të vrarë: S’dua t’i ...
Klinika e Urologjisë në QKUK rikthen shërbimin ESWL për traj...
80-vjetori i Bibliotekës Kombëtare, Kurti: Në këto mure jeto...