Prokuroria Themelore në Pejë, njofton opinioni publik se, me autorizim të Kryeprokurorit Agim Kurmehaj, prokurorët e kësaj prokurorie në koordinim me Policinë e Kosovës, gjatë ditës kanë ndërmarrë aksion, në komunat që janë nën kompetencën territoriale (Pejë, Klinë, Istog, Deçan dhe Junik) me qellim të identifikimit të ndërtimeve pa leje, përkatësisht për dyshimet eventuale në drejtim të veprave penale “Keqpërdorimi i pozitës zyrtare apo autoritet zyrtar” dhe veprën penale “Ndërtimi pa leje”.
Aksioni i sotëm është mbikëqyrur nga Kryeprokurori Kurmehaj, ndërkaq në teren në secilën komunë të lartcekur kanë qenë të angazhuar gjashtë prokuror të shtetit të shoqëruar nga njësitet përkatëse policore dhe inspektorët e ndërtimeve.
Gjatë këtij aksioni janë evidentuar disa raste të ndërtimeve pa leje në komunat përkatëse, me ç’rast do të ndërmerren veprimet e nevojshme hetimore për ndriçimin e këtyre rasteve penale./arbresh.info/
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?