Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, ka mbajtur konferencë për medie, ku ka folur për punën që është bërë në MAShTI prej kohës që ka marrë detyrën si ministre.
Nagavci ka thënë se të gjitha temat që kanë të bëjnë me arsimin janë në interes të publikut dhe çdo dy javë të ditën e premte do të kemi konferencë për medie.
Ajo tha se një prej vendimeve të para ka qenë mësimi plotësues, proces ky që sipas saj, është zhvilluar në fokus te shkollat fillore te klasat e parë dhe dytë.
Nagavci ka sqaruar se ka pasur kërkesa që të kalohet në orare të plotë të mësimit, po tha se ky vit shkollor do të vazhdojë sipas skenarëve paraprak dhe rekomandimeve të IKShPK-së.
“Na janë përcjellë raportet për numrin e nxënësve dhe puna po vazhdon. Kemi marrë vendimin edhe për 441 nxënës të komunës së Kamenicës nuk kanë marrë pjesë në procesin e rregullt mësimor”.
“Organizimin alternativ të përshpejtuar. Është ofrua mbështetje për matemacientë dhe besoj se do të na sjellin suksese nxënësi tanë këtë proces. Ne synojmë të sigurojmë financim në shkolla në mënyrë që të arrijmë suksese më të mira të procesit të mësimdhënies dhe mësimnxënies. Është në përfundim edhe anëtarë për këshillin shtetëror të cilësisë ne kemi përfunduar procedurat dhe urgjenca është se janë në pritje 239 raporte. Janë duke u marrë hapa edhe për ndërtimin e kapacitetet për Agjencinë për Akreditim. Ka filluar edhe procedurat për rekrutimin e stafit”.
“Këshilli kombëtar i shkencës do të hartojë edhe programin kombëtar të shkencës. Me 2 qershor kam nënshkruar vendim për 90 bursa. Këto bursa do të ndahen nga MAShI. Numri do të jetë 40 bursa. Për gratë shtatzëna ashtu që vendosin që të shfrytëzojnë të drejtën e tyre të mos marrin pjesë fizikisht në klasë. Disa nga punët tjera është edhe dy vendime për emërimin e tre anëtarë në Prizren dhe 3 anëtarëve në UP të Pejës”.
“Po ashtu është edhe nënshkrimi i memorandumit me Britaninë për fuqizimin e prokurimit publik. Po ashtu janë ndarë 3 milionë e 500 mijë euro për nxënës të arsimit profesional dhe fëmijët e edukimit të hershëm. Ka pasur kërkesa që të kalohet në mësim të plotë. Por deri në fund të 2 korrikut të vazhdohet sipas skenarëve A,B,C sipas rekomandimeve të IKShPK. Në lidhje me provimin e maturës që do të mbahet 26 qershor janë bërë të gjitha përgatitjet”.
Tutje Nagavci foli edhe për fillimin e universitetin në veri të Mitrovicës duke shtuar se ky universitete menaxhohet nga drejtuesit e kësaj komune, raporton EO.
Moti i keq me reshje shiu në Shqipëri, apel shoferëve për ku...
Tërmet në Gjirokastër
Putin paralajmëron se Rusia do të vazhdojë të testojë raketë...
Shqiptarët në Maqedoninë e Veriut shënojnë Ditën e Alfabetit
Aksident me fatalitet në Krushë të Madhe, vdes një këmbësor
Reagon për herë të parë Diana pas largimit nga Big Brother V...