Google ADS

Studentët propozojnë që kisha ortodokse të bëhet muze

14:02 | 11 Qershor 2021
Arbresh.info

 “Objekt i ngritur nga kriminelët”, “Stop nxitjes së urrejtjes”, “Jo shenja krimi në kampus”, e “Krimet e Millosheviqit dhe Arkanit nuk i falë askush”, pankartat e tilla si dhe fotografi që tregojnë gjenocidin e kryer nga Serbia në Kosovë, janë vendosur nga studentet në kishën ortodokse në oborrin e UP-së pas liturgjisë që është mbajtur dje në këtë objekt.

Erblin Hoxha, nga Parlamenti Studentor, tha se e kundërshtojnë provokimin qe është bërë në përvjetorin e Lidhjes së Prizrenit dhe në prag të ditës së çlirimit të Kosovës.

“Ky objekt nuk është kishë, por është objekt trashëgimie e kriminelit Millosheviq dhe Arkanit, ky objekt është simbol i fashizmit dhe gjenocidit të kryer në Kosovë”, tha ai.

Ai ka propozuar që ky objekt  ose te largohet  ose të bëhet muze për pasqyrimin e gjenocidit serb mbi popullin e Kosovës./rtk

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme