Gjykata Penale sot ka shqiptuar një dënim me burg dhe dy dënime me kusht për rastin “Sozia”, respektivisht për skandalin me lëshimin e pasaportave të rreme për kriminelët nga rajoni.
Faruk Buki është dënuar me tre vjet burg, ndërsa Vesna Kolevska dhe Branisllava Vlladiqevska morën dënim me kusht prej një viti. Ndryshe, më herët tetë persona e pranuan fajin për këtë rast.
Në tërësi 11 persona u akuzuan në këtë rast. Ata lëshuan 215 pasaporta false, ndërsa pasaportë maqedonase me identitet të vjedhur kanë fituar anëtarët e grupeve kriminale dhe anëtarë të narko karteleve, si dhe personat e kërkuar nga Interpoli. Sipas MPB-së, një pasaportë e rreme ka kushtuar 20 mijë euro./alsatm/
Kumbaro: Shqipëria synon turizëm elitar me gjithë sfidat
Vazhdon procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj
Kurti sot pret në takim kryetarin e Kuvendit të Maqedonisë s...
Konjufca sot pret në takim kryetarin e Kuvendit të Maqedonis...
Moti sot me diell dhe vranësira të shpërndara