Ministrja e Punës në Serbi, Darija Kisiq-Tepavçeviq, nuk është lejuar të hyjë mbrëmë në Kosovë.
Këtë e bën të ditur nga e ashtuquajtura Zyra Serbe për Kosovën, duke shtuar se të gjitha procedurat për vizitën ishin përfunduar para se ajo të nisej për Kosovë.
Tepavçeviq kishte planifikuar të mbante një provim me studentët e vitit të tretë në Departamentin e Epidemiologjisë në Fakultetin e Mitrovicës së Veriut.
“Profesoresha Kisiq-Tepavçeviq njoftoi shkuarjen në pozitën e profesoreshës dhe jo në cilësinë e një ministreje. Sidoqoftë, autoritetet në Prishtinë sonte, pa ndonjë arsye, përmes oficerit të pikës kufitare e refuzuan atë të hynte në Kosovë”, thuhet në reagimin e të ashtuquajturës Zyra Serbe për Kosovën./arbresh.info/
Pochettino e injoroi dhe bëri sikur nuk e njeh, ish-ylli i C...
Autobusi del nga rruga dhe përfundon në humnerë, 17 viktima ...
Parashikimi i motit për sot në Shqipëri
Kumbaro: Shqipëria synon turizëm elitar me gjithë sfidat
Vazhdon procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj