“Protestat e organizuara nga OBRM-PDUKM në mënyrë që të fitojnë depërtim në negociatat me Bullgarinë është strategji e gabuar”, është shprehur përfaqësuesja e LSDM, Slavjanka Petrovska.
Siç shtoi ajo, protestat ishin më shumë si përpjekje e partisë për të kontrolluar vlerësimin e saj midis qytetarëve.
“Pyetja është cili është qëllimi përfundimtar i këtyre protestave. A duan thjesht të numërohen? Nëse do ta dëshironin këtë, atëherë e panë forcën e tyre gjegjësisht sa njerëz morën pjesë në ato protesta, ose thjesht duan të shpërqendrojnë vëmendjen e tyre nga ajo që po ndodh në Parlament”, është shprehur Petrovska.
Ndryshe, partia opozitare maqedonase ka organizuar protesta në Shkup, duke bllokuar disa rrugë./alsatm/
Pochettino e injoroi dhe bëri sikur nuk e njeh, ish-ylli i C...
Autobusi del nga rruga dhe përfundon në humnerë, 17 viktima ...
Parashikimi i motit për sot në Shqipëri
Kumbaro: Shqipëria synon turizëm elitar me gjithë sfidat
Vazhdon procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj