Google ADS

Dua Lipa poston një fotografi të fëmijërisë, ‘kthehet mbrapa në kohë’

23:58 | 10 Qershor 2021
Arditë Shkodra

Dua është kthyer prapa në kohë.

Këngëtarja Dua Lipa kohë pas kohe kujton momentet më të bukura që i kaloi gjatë fëmijërisë.

Së fundi, artistja ka shkëputur disa fotografi të realizuara shumë vite më parë, bashkë me shoqet e saj e motrën Rinën.

Dua kishte veshur një bluzë të kuqe dhe të verdhë, teksa pozoi pranë më të dashurave të saj.

Kujtojmë se para pak ditësh, Dua Lipa lansoi bashkë me videoklip këngën e saj më të re me titull “Love Again”.

Kënga po fillon t’i tregojë sukseset e para, për pak ditë mblodhi 17 milionë klikime në kanalin YouTube.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme