Nënkryetari i LSDM-së, Venko Filipçe thotë se nuk ka bisedime të fshehta me Bullgarinë, as skenarë dhe as negociata për gjuhën dhe identitetin.
Filipçe sikur kryeministri dhe kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev thotë se nuk i kupton veprimet e partisë më të madhe opozitare OBRM-PDUKM.
Ai potencoi se OBRM-PDUKM është ftuar në MPJ, që sipas tij, është edhe një dëshmi se nuk ka asgjë të fshehtë.
“Gjithçka është transparente. Asnjë akt, asnjë dokument, asnjë negociatë nuk është e fshehtë dhe ky është vendimi i kësaj qeveria. Gjithçka është publike dhe transparente. Për Marrëveshjen e Prespës kishte referendum. Çfarë u fsheh atëherë? OBRM-PDUKM duhet të japë përkrahje për proceset që përfundojnë rrugën drejt eurointegrimeve”, tha Filipçe.
Ndërkaq, OBRM-PDUKM edhe sot protestoi me bllokim të rrugëve në Shkup dhe disa qytete tjera. Ata paralajmëruan protesta edhe për ditën e nesërme, ndërkaq nuk përjashtojnë vazhdimin e këtyre protestave gjatë javës së ardhshme.
Monitorim 24 orë me kamera për ujësjellësit, Balluku: Rritje...
Shfaqen grafite me simbolin serb në veri
Mjeku saudit i dyshuar për sulmin në tregun e Krishtlindjeve...
Kurti merr pjesë në manifestimin e Ditës Botërore të gjuhës ...
Vetaksidentohet vetura e policisë në veri, lëndohen pesë pol...
Një person humb jetën pas shpërthimit të bombolës së gazit n...