Nesër do nis Kampionati Evropian “Euro 2020” që ishte paraparë të zhvillohet vitin e kaluar, por u shty shkaku i pandemisë së COIVD-19.
Kombëtaret kanë kryer të gjitha ndeshjet miqësore dhe do ‘luftojnë’ me të gjithë forcat për titullin: Kampion i Evropës.
Franca shihet si favoriti kryesor, mirëpo duke parë statistikat as Italia nuk duhet të anashkalohet.
Nëse flasim për statistika, atëherë Kombëtarja e Roberto Mancinit nuk di për humbje që nga shtatori i vitit 2018.
“Azzurët” gjithashtu nuk kanë pranuar gol që nga tetori i vitit 2020, 27 ndeshje radhazi të pamposhtur, 74 gola të shënuara, 20 herë portën e paprekur, 8 fitore radhazi (pa barazim), vetëm 7 gola të pranuara.
Ndërkohë, në listën e Kombëtareve të mëdha ndodhen edhe Portugalia, Anglia, Spanja dhe Gjermania që shihen si favoritë të tjerë./Lajmi.net/
Dafina Zeqiri sjell këngën e re “Tranquilo”
Vazhdon përplasja me Xuxin, rikthehet historia e prindërve t...
U paraqitën si kosovarë në Angli, Rama u premton regjistrimi...
Kurti mori pjesë në varrimin e ish-ushtarit të UÇK-së, Behgj...
Arrestohen tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u sh...
Në zonën 60 km/h voziti 117 km/h, policia shqipto gjobë prej...