Rigat e shiut dhe shkarkime rrufesh pritet të rikthehen në vendin tonë.
Të premten dhe të shtunën temperaturat minimale në Kosovë do të arrijnë nga 10 deri në 12 gradë celsius, shkruan arbresh.info.
“Gjatë këtyre dy ditëve të ardhshme do të mbajë mot i ndryshueshëm, me diell dhe vranësira të cilat gjatë ditës vende-vende parashihen të shoqërohen me riga shiu dhe shkarkime rrufesh”, thuhet në njoftimin e Institutit Hidrometeorologjik i Kosovës (IHK).
“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 10-12 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 24-26 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja me shpejtësi 1-9 m/s”, njofton Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës./arbresh.info/
Anisa: Xheneta nuk ka pasë pëlqim të vërtetë ndaj Gjestit, p...
S’ka gola në Ferizaj
Hamza: Bashkatdhetarët në Köln u bashkuan me ne për ta bërë ...
Rama: Fitorja jonë në 2025 duhet të jetë përfundimtare, shpë...
Nga çdo kontinent, Kosova paguan qindra miliona për import t...
Edhe 17 ditë afat për certifikim të partive, ende asnjë apli...