Google ADS

Ministri Vitia diskuton me Ambasadorin e Turqisë për COVID-19

17:20 | 10 Qershor 2021
L G

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka pritur sot në takim Ambasadorin e Turqisë Çağrı Sakar.

“Në këtë takim Ministri Vitia njoftoi Ambasadorin Sakar për situatën epidemiologjike në Kosovë, ecurinë e vaksinimit të grupeve prioritare sipas Planit shtetëror të Vaksinimit, fillimin e vaksinimit në masë dhe të gjitha përgatitjet e bëra sipas planit”, njofton MSH.

Në anën tjetër, Ambasadori Sakar përgëzoj Ministrin Vitia për arritjen e marrëveshjes me prodhuesin Pfizer, arritje kjo që jep shpresë në arritjen e qëllimit për ruajtjen e shëndetit publik./arbresh.info/

Të ngjashme