Qendra për Raste Gjyqësore Strategjike ka mbajtur konferencë për media në lidhje me vendimin e Gjykatës së Apelit me të cilin është hequr masa pezulluese ndaj hidrocentraleve në Deçan.
Alba Dushi nga Qendra për Raste Gjyqësore Strategjike tha se Gjykata Apelit ka vendosur kundër ambientit dhe qytetarëve duke vlerësuar më lartë interesin e kompanisë private sesa interesin publik.
“Gjykata e Apelit e ka hequr masën pezulluese ndaj hidrocentraleve në Deçan me arsyetimin se banorët paditës të Deçanit nuk kanë dëshmuar se po u shkaktohet dëm i pariparueshëm edhe pse dëmi nga hidrocentralet është mëse i qartë. Gjykata ka konstatuar se me pezullim të lejeve do t’i shkaktohej dëm Kelkos Energy, por nuk ka përcaktuar se cili dëm do ishte ai. Ndaj gjykata ka konstatuar së demi i Kelkos Energy do të ndikonte indirekt ndaj banorëve të Deçanit që furnizohen me rrymë, gjë që është e pa saktë pasi që këta banor do të furnizoheshin nga KEDS. Për momentin ekzistojnë dy procedura në Gjykatë për hidrocentralet në Deçan. E para, padia e banorëve të Deçanit, dhe e dyta padia e GPLS-së dhe Pishtarëve që të dyja të paraqitura në të njejtën ditë. Pasi që Gjykata Themelore kishte vendosur të hedh poshtë padinë e GPLS dhe Pishtarët, e cila ishte paraqitur disa orë më vonë se sa padia e banorëve me arsyetim se ekziston gjyqvarësia. Gjykata e Apelit nuk e ka trajtuar lëndën e Pishtarëve dhe GPLS-së duke shkelur të drejtën në gjykim të drejt, dhe të pa anshëm. Kjo praqet shkelje të rëndë të së drejtës së organizatave në gjykim të drejtë”, tha ajo.
Arbër Fetahu nga GPLS, tha se Qendra për raste Gjyqësore Strategjike do të paraqesë ankesë disiplinore ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve.
“Për këtë arsye sot Qendra për raste Gjyqësore Strategjike do të paraqesë ankesë disiplinore ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve, nuk i kanë trajtuar Pishtarët dhe GLPS sipas ligjit duke i përjashtuar nga procedura dhe duke ua shkelur të drejtën në gjykim të drejtë dhe të paanshëm”, tha ai./arbresh.info/
Hamilton mori një vendim tronditës pas Çmimit të Madh të Bra...
Hapet zarfi i zi, Besforti dhe Rrezi përjashtohen nga gara
Dy të lënduar në një aksident trafiku në Kaçanik
Aksident mes dy veturave në Greme të Ferizajit, lëndohet një...
Kosova dhe Maqedonia e Veriut të gatshme për thellimin e bas...
Flet Atilla pas largimit: Fitova pak famë, u relaksua situat...