Ekstradohet një person i dyshuar për vrasje në Bosnje dhe Hercegovinë

13:00 | 10 Qershor 2021
Arbresh.info

Ministrja e Drejtësisë nëpërmjet llogarisë së saj në facebook se Kosova ka ekstraduar një person të dyshuar në Sarajevë dhe ishte arratisur në Kosovë, por ishte arrestuar nga policia e Kosoves.

“Është ekstraduar sot nga Kosova në Bosnje dhe Hercegovinë personi i dyshuar për kryerjen e një vrasjeje të rëndë që kishte ndodhur fundvitin e shkuar në Sarajevë. Personi ishte arratisur nga Bosnje dhe Hercegovina për në Kosovë, ndërsa ishte arrestuar këtu falë bashkëpunimit në mes të Policisë së Kosovës dhe Policisë së Bosnje dhe Hercegovinës.
Ky rast përbën një sukses të bashkëpunimit juridik ndërkombëtar në mes të Kosovës dhe Bosnje e Hercegovinës, pavarësisht rrethanave politike. Gjithashtu, ky rast është tregues se nëpërmjet mekanizmave të fuqizuar të bashkëpunimit juridik ndërkombëtar në çështjet penale, individët e grupet kriminale nuk mund ta shohin Kosovën si vend për arratisje për t’i ikur drejtësisë, e as si vend për të zhvilluar aktivitetin e tyre kriminal.”
Haxhiu tha se pavarësisht rrethanave politike, ky është një sukses i bashkpunimit juridik ndëkombëtar në mes të të dy shteteve./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme