Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani në ditën e parë të vizitës zyrtare në Estoni është pritur nga homologia e saj, Kersti Kaljulaid.
Te dy presidentet, marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Estonisë i kanë vlerësuar të mira dhe kanë shfaqur interesimin për thellimin e mëtejmë të tyre.
Presidentja Osmani ka falënderuar Presidenten Kaljualid për mbështetjen e Estonisë ndaj Kosovës që nga pavarësia e këndej. Në këtë kontekst, Presidentja Osmani ka përmendur edhe mbështetjen që Estonia i ka dhënë Kosovës në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë, por edhe më pas duke marrë pjesë në misionin paqeruajtës në kuadër të KFOR-it.
“Synojmë kultivimin e marrëdhënieve të afërta me vendet e Baltikut, e posaçërisht me Estoninë nga e cila presim mbështetje në procesin e liberalizimit të vizave, anëtarësimit në organizata ndërkombëtare dhe në përgjithësi në rrugën evropiane të Kosovës”, është shprehur Presidentja Osmani. Por, sipas Presidentes Osmani, Kosova dhe rajoni i Ballkanit Perëndimor po përballen me rrezikun e ndikimit rus. Ajo ka thënë se Kosova është vendi më pro evropian, i cili ndan vlerat me demokracinë perëndimore, ndaj ka kërkuar që të qartësohet sa më shpejtë rruga e integrimit në BE-, ngase pavarësisht dyfishimit të kritereve për liberalizim të vizave, ato janë plotësuar tashmë.
Në takim me Presidenten estoneze, Presidentja Osmani ka theksuar se Kosova ka interes të përfitojë nga përvoja e Estonisë në fushën e teknologjisë informative, start up-eve dhe e-qeverisjes./arbresh.info/
Moti sot me shi e borë
Shpërthimi në Ibër Lepenc, çfarë dihet deri më tani
Kurti: Punëtorët dhe zyrtarët e institucioneve po bëjnë një ...
Burimi i përlotur lë shtëpinë, momenti që preku të gjithë
Sulmi në Ibër Lepenc, LDK: Të papranueshme këto akte terrori...
Shpërthimi në Ibër Lepenc, ambasadori britanik: Të hetohet s...