Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama në cilësinë e nikoqirit ka bërë hapjen e Samitit të liderëve të Ballkanit Perëndimor.
Ai në fjalinë hapëse tha se prezenca e liderëve të vendeve të Ballkanit Perëndimor është gjë e mirë për të marrë autorësinë rajonale për zbatimin e planit ekonomik të BE-së, raporton arbresh.info.
“Pjesëmarrja juaj në këtë samit është një shenjë e qartë për të marr autorësinë rajonale të zbatimit të planit të dhe investime të BE-së për Ballkanin Perëndimor dhe të tregut të përbashkët rajonal.
Jam shumë mirënjohës komisionerit për zgjerim që e nisi dhe e promovoi këtë samit, si një instrument kyç që do të na ndihmojë në një epokë pos-pandemike të punojmë mbi rezistencën sociale ekonomike, të shkojmë drejt rritjes së qëndrueshme”, tha Rama.
Në këtë samit përveç liderëve të Ballaknit Perëndimor, por merr pjesë Komisioneri për Zgjerimin, Oliver Varhelyi./arbresh.info/
Thuajse e gjithë shtëpia në nominim – Ja komentet e Oltës!
Zgjedhjet gjermane, çfarë roli do të luajnë mediat sociale?
Vrasja e djalit të ish-gjyqtarit në Tiranë, gjendet një maki...
Horoskopi ditor, parashikimi i yjeve për shenjën tuaj
Vazhdon procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Konsensusi i G20 për Ukrainën i vështirë, ndërsa SHBA bën th...