Për nxënësit e shkollave të mesme dhe fillore sot është dita e fundit e shkollës për vitin shkollor 2020/2021.
Sipas Kalendarit për organizim të punës së shkollave fillore dhe të mesme, fillimi i vitit shkollor u shty për më 1 tetor, ndërsa numri i orëve mësimore është ulur nga 180 në 159.
Viti shkollor 2020/2021 filloi me një muaj vonesë për shkak të situatës me COVID-19, ndërsa i njëjti u realizua me model të kombinuar – shumica e nxënëse mësimin e kanë ndjekur nga distanca, ndërsa me prezencë fizike kanë qenë vetëm nxënësit nga klasa e parë deri në të tretën.
Ndërsa sa i përket vitit të ri shkollor 2021/2022, Ministria e Arsimit dhe Shkencës informoi se në bashkëpunim me Komisionin për Sëmundje Infektive dhe Ministrinë e Shëndetësis, së shpejti do të sjellë vendim se si do të realizohet.
Ministrja Milla Carovska dje deklaroi se është në komunikim të vazhdueshëm me kryeministrin dhe ministrin e Shëndetësisë, në lidhje me kthimin e nxënësve në shkolla nga 1 shtatori.
Ndryshe, për nxënësit të cilët përfundojnë shkollën fillore, prej të hënën (14 qershor) do të shpallet konkurs për regjistrim në shkolla të mesme. Sipas konkursit, numri i vendeve të lira në shkollat e mesme është 30.053, në 913 paralele në 109 shkolla të mesme./Telegrafi/
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor, Lajçak: Pres me padur...
E ardhmja e NATO-s dhe qëndrimet e zotit Trump
Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Gu...
“Shqetësimi i Sarës ishte fake”, Xheneta tregohet e ashpër
Abdixhiku nga Malisheva: Më 9 shkurt do ta sjellim bashkë nd...
WhatsApp po prezanton një tjetër veçori të dobishme për përd...