Kryeministri i Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev, sot do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Republikën e Shqipërisë.
Siç njoftojnë nga kabineti i tij, Zaev do të merr pjesë në Samitin e vendeve të Ballkanit Perëndimor.
Me Samitin do të kryesojë Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ndërsa do të marrin pjesë edhe Eurokomisari për politikë fqinjësore dhe për zgjerim, Oliver Varhelyi, presidenti i Malit të Zi, Millo Gjukanoviq, si dhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, kryeministrja e Serbisë Ana Brnabiq dhe kryeministri i Bosnjës dhe Hercegovinës, Zoran Tegeltija.
Kryeministri Zaev bashkë me kryeministrin Rama në margjinat e Samitit do të nënshkruajnë edhe Marrëveshjen për vendosjen e kontrolleve të përbashkëta kufitare dhe doganore në vendkalimet kufitare mes Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Kryeministri Zaev pasdite dhe në mënyrë solemne do të hapë Qendrën Kulturore të Republikës së Maqedonisë së Veriut në Tiranë./telegrafi/
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor, Lajçak: Pres me padur...
E ardhmja e NATO-s dhe qëndrimet e zotit Trump
Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Gu...
“Shqetësimi i Sarës ishte fake”, Xheneta tregohet e ashpër
Abdixhiku nga Malisheva: Më 9 shkurt do ta sjellim bashkë nd...
WhatsApp po prezanton një tjetër veçori të dobishme për përd...