Google ADS

Rusia shpall të jashtëligjshme organizatat e lidhura me Alexei Navalny

09:35 | 10 Qershor 2021
Trina Galanxhi

Një gjykatë në Moskë ka ndaluar organizatat politike të lidhura me opozitarin, Alexei Navalny. Sipas vendimit të gjykatës këto organizata janë cilësuar si ekstremiste. Të gjithë aktivistët që angazhohen në këto organizata do të rrezikojnë dënime me burg.

Po ashtu të rrezikuar janë dhe ata persona që mbështesin publikisht Aleksey Navalnyn. Lidhur me këtë vendim të gjykatës, Navalny ka reaguar nga burgu nëpërmjet mediave sociale dhe ka shkruar se ai nuk do të tërhiqet nga misioni i tij.

Por u bëri thirrje të gjithë mbështetësve të tij që të ndryshonin mënyrën e punës së tyre që të mos rrezikojnë burgun. Ndërkohë, direkt pas vendimit të gjykatës, fondacioni i Navalnyt, Fondacioni Kundër Korrupsionit u godit duke iu ndaluar të gjitha aktivitetet e tij.

Nga ana tjetër avokatët e opozitarit të Kremlinit kanë paralajmëruar se do të apelojnë këtë vendim.

Por me gjithë këto zhvillime Rusia po përgatitet për zgjedhjet e përgjithshme në Shtator dhe sipas sondazheve partia në pushtet ka humbur shumë mbështetje. Disa nga mbështetësit e Navalny do të marrin pjesë në zgjedhje duke kërkuar që të marrin pushtetin.

Të ngjashme