Google ADS

Liderët e Ballkanit Perëndimor mblidhen në Tiranë, Samiti do të drejtohet nga Rama dhe Varhelyi

09:03 | 10 Qershor 2021
Trina Galanxhi

Këtë të enjte pritet të zhvillohet në Tiranë Samiti i Ballkanit Perëndimor, që do të bëjë bashkë të gjithë liderit e rajonit.

Shqipëria do të jetë mikpritësja e samitit të radhës i cili zhvillohet në Pallatin e Brigadave, ku pjesë do të jenë shqiptar drejtuesit më të lartë të Kosovës, Serbisë, Maqedonisë së Veriut, Malit të Zi dhe Bosnje Hercegovinës.

Ndërkohë drejtuesit e Samitit do të jenë kryeministri shqiptar, Edi Rama dhe Komisioneri për Zgjerimin, Oliver Varhelyi.

Ky Samit është shumë i rëndësishëm pasi vjen vetëm 2 javë para vendimit të pritshëm në Bruksel për nisjen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Ndërsa pritet të miratohet një deklaratë e Përbashkët e Liderëve për të vazhduar axhendën evropiane, takimi do të vazhdojë me një konferencë për shtyp e kryeministrit Edi Rama, dhe komisionerit për zgjerim, Varheli.

Më pas liderët në një drekë pune do të diskutojnë për rimëkëmbjen ekonomike të Ballkanit Perëndimor pas pandemisë.

Axhenda e plotë e Samitit të Ballkanit Perëndimor:

09.30 – Takim Bilateral me Zoran Tegeltija, Kryetar i Këshillit të Ministrave të Bosnjës dhe Hercegovinës (FOTO + Kamera Zyrtare)

10.00 – Takim Bilateral me Olivér Várhelyi, Komisionerin Europian për Zgjerimin dhe Fqinjësinë e Mirë (FOTO + Kamera Zyrtare)

10.30 – Mbërritja e delegacioneve (FOTO + Kamerat e akredituara të vendosura në oborrin përpara hyrjes)

Olivér Várhelyi, Komisioneri Europian

Milo Đukanović, President i Malit të Zi

Brnabić, Kryeministër i Serbisë

Albin Kurti, Kryeministër i Kosovës

Zoran Tegeltija, Kryetar i Këshillit të Ministrave të Bosnjës dhe Hercegovinës

Zoran Zaev, Kryeministër i Maqedonisë së Veriut

Majlinda Bregu, Sekretar i Përgjithshëm i Këshillit për Bashkëpunim Rajonal

Emir Djikic, Drejtor i Sekretariatit të CEFTA

Ljuba Siljanoska, Zëvendës Drejtori i Sekretariatit të Përhershëm të organizatës së Traktatit të Komunitetit të Transportit

11.00 – Seanca Plenare (FOTO + Kamera Zyrtare)

12.30 – Foto Familjare (FOTO + Kamera Zyrtare)12.30 – Konferencë për shtyp e Kryeministrit Edi Rama me Komisionerin Europian për Zgjerimin dhe Fqinjësinë e Mirë, Olivér Várhelyi (Regji Televizive + FOTO + Kamerat e akredituara)

13.00 – Drekë Pune (FOTO + Kamera Zyrtare 3 minuta)

15.00 – Firmosje e marrëveshjeve (Regji Televizive + FOTO + Kamera Zyrtare)

15.15 – Ceremonia e inaugurimit të Qendrës së Informimit Kulturor (FOTO + Kamera Zyrtare).

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme