Telegram bllokon 78 kanale për mesazhe të ISIS-it

08:37 | 19 Nëntor 2015
Arbresh Info

Derisa detajet vazhdojnë të zbulohen rreth koordinimit të ISIS-it, sulmit të tmerrshëm në Paris dhe Beirut javën e kaluar, Telegram ishte platforma e përdorur për komunikim. Operativët e ISIS-it kanë përdorur shërbime të ndryshme për mesazhe si dhe kanale komunikuese në Telegram, diçka që ishte e re për kompaninë që i cili iu përgjigj kësaj duke bllokuar 78 kanale të ISIS-it në 12 gjuhë, transmeton arbresh.info.

“Ne ishim të shqetësuar që kanalet publike në Telegram janë përdorur nga ISIS për të shpërndarë propagandën e tyre”, shkruan fillimisht kompania, transmeton arbresh.info. “Ne nuk kemi proceduar ndonjë kërkesë në lidhje me ata, por vendosja e ‘sticker’-ve, kanaleve në Telegram tashmë janë publike”.

Përdoruesit mund të raportojnë ndonjë përmbajtje të “pakëndshme” apo ilegale duke dërguar një mesazh në [email protected].

Ndërkohë, grupi i hakerëve Anonymous këtë javë i ka shpallur luftë ISIS-it duke premtuar sulme kibernetike masive  kundër tyre. Përveç këtij grupi të hakerëve, Britania e Madhe së fundmi ka krijuar një forcë mbrojtëse për tu përballur me sulme online nga ISIS apo forca të tjera./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme