Dy të rinj janë arrestuar si të akuzuar për okrestrimin e planit që përfundoi me shpullën tashmë të famshme që iu dha presidentit francez Emmanuel Macron. Agresori është identifikuar si Damien T, 28 vjeç, ndërkohë që është arrestuar edhe shoku i tij Arthur C.
Sipas informacioneve të mbledhura nga Policia franceze dy të rinjtë i përkasin grupeve të ekstremit të djathtë dhe janë monarkistë të apasionuar pas historisë së mesjetës. Në shtëpinë e Arthur C., është gjetur edhe një kopje e librit të Adolf Hitler “Mein Kampf” së bashku me libra dhe revista historie, kryesisht të fokusuar në periudhën mbretërore franceze.
Gjithashtu është zbuluar se përpara se të godiste Macron, 28-vjeçari ka thirrur “Montjoie! Shën Denis! Poshtë Makrolandi”. “Montjoie, Shën Denis” ka qenë një nga thirrjet e luftës të fisnikërisë franceze të shekullit XII, prej nga Damien T. është frymëzuar. Profilet e tij në rrjetet sociale janë plot me referenca mendimtarësh të së djathtës ekstreme, por edhe video artesh marciale japoneze.
“Le Parisien” raporton se të rinjtë janë të infulencuar nga një shumëllojshmëri idesh ekstremiste dhe duket se janë njerëz të apasionuar pas historisë dhe arteve të mesjetës. Të dy të arrestuarit nuk kanë pasur precedentë të mëparshëm dhe ndonëse kishin armë në banesat e tyre, ato ishin marrë me lejë./tp/
Arsovska: Nuk do të kandidojë për një mandat të dytë për qyt...
Arrestohet personi që vodhi automjetin që u përdor në atenta...
Rusia pretendon se ka marrë kontrollin e fshatit Kopanky të...
Trajneri i Empolit flet për largimin e mundshëm të Ardian Is...
Dështon mbledhja e Komisionit për Ekonomi, shkak mungesa e k...
BE-ja i bën thirrje Izraelit të pranojë marrëveshjen e armëp...