Bashkëpunimi në rritje politike dhe ushtarake midis Rusisë dhe Kinës paraqet “rreziqe të reja” për NATO-n dhe kërcënon multilateralizmin, tha kreu i aleancës ushtarake në një intervistë.
“Rendi i bazuar në rregulla, baza e multilateralizmit, është nën kërcënim,” i tha sekretari i përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg për gazetën italiane La Repubblica, transmeton portal arbresh.info
“Rusia dhe Kina kanë bashkëpunuar kohëve të fundit, si në nivelin politik ashtu edhe në atë ushtarak. Ky është një dimension i ri dhe një sfidë serioze për NATO-n. Rreziqe të reja po paraqiten.”, tha ai.
“Për më tepër, të dy vendet kryejnë stërvitje të përbashkëta ushtarake, provojnë fluturime me rreze të gjatë me aeroplanë luftarakë dhe (kryejnë) operacione detare së bashku, por gjithashtu kryejnë një shkëmbim intensiv të përvojave mbi sistemet e armëve dhe kontrollin e internetit”, shtoi ai.
Ai tha NATO, e cila do të mbajë një samit udhëheqësish përfshirë presidentin e SHBA Joe Biden në 14 qershor, “duhet t’i përshtatet një mjedisi gjithnjë e më konkurrues të sigurisë globale”.
Pas samitit, është planifikuar që Joe Biden të takojë Presidentin rus, Vladimir Putin.
Stoltenberg tha “ne nuk e konsiderojmë Kinën si një armike” por tha se ajo “nuk ndan vlerat tona – nuk beson në demokraci, në lirinë e fjalës ose lirinë e medias”.
Kina është shumë aktive në Afrikë, në Ballkanin Perëndimor dhe Arktik. Ajo bën investime masive në infrastrukturën kryesore në Evropë. Në hapësirën kibernetike, Kina është një lojtar kryesor. E gjithë kjo ka një ndikim të madh në sigurinë tone”, shtoi ai./arbresh.info/
Hamza: Diaspora është forca dhe potenciali, me të Kosova mun...
Osmani vazhdon traditën e takimit me delegacionin bipartizan...
Gjesti tregon pse dyshon Anisa se i ka hedh kunja në një kën...
Të korra me inteligjencë artificiale, teknologjia e re që po...
Kryediplomati i ardhshëm amerikan, Marco Rubio dhe politika ...
Albin Kurti takon Lorik Canën: Vlerësuam rëndësinë e masiviz...