Google ADS

“Trepça”po përballet me vështirësi financiare

08:31 | 19 Nëntor 2015
Arbresh.info

Me gjithë vështirësitë financiare, që kanë ardhur si pasojë e mungesës së licencës, si dhe problemet me definimin e statutit, puna në “Trepçë” është duke u zhvilluar normalisht. Ahmet Tmava, drejtor i “Trepçës”, i ka thënë “Zërit” se kombinati nuk është pa probleme, por që puna rrjedh normalisht e edhe minatorët dhe punëtorët paguhen rregullisht.

“Natyrisht se përballemi me probleme edhe financiare, të cilat kanë ardhur kryesisht si pasojë për një kohë të gjatë të mungesës së licencës së punës nga Komisioni i Pavarur për Miniera dhe Minerale (KPMM). Edhe mosdefinimi i statutit të “Trepçës”, gjithashtu ka krijuar probleme. Por, me gjithë problemet dhe vështirësitë puna në “Trepçë” është duke u zhvilluar normalisht.

Një infuzion kanë dhënë kontratat e nënshkruara për shitjen e koncentratit të plumbit dhe të zinkut dy kompanive prestigjioze. Kontrata ka vlerën prej 20 milionë dollarësh dhe ato janë siguruar me arbitrazhe të ligjeve të Kosovës”, ka thënë drejtori Tmava. Ai ka siguruar se me gjithë vështirësitë financiare, paga e punëtorëve të “Trepçës” asnjëherë nuk ka ardhur në pyetje.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme