Rrjeti i Grupeve të Grave të Kosovës (RrGGK), bashkë me Austrian Development Agency (ADA) dhe Zyrën e Bashkimit Evropian në Kosovë, do të mbajnë sot konferencë për shtyp, në të cilën do të bëhet nënshkrimi i kontratave me organizatat anëtare të RrGGK-së, përfituese të granteve të Raundit të tetë të Fondit të Grave të Kosovës.
Konferenca do të mbahet në hotelin “Prishtina” në Prishtinë, me fillim në orën 10:00.
Fondi i Grave të Kosovës (FGK) i RrGGK-së, i themeluar në vitin 2012, ofron grante të vogla për organizatat e grave që nuk kanë qasje në burime të tjera të financimit dhe të cilat kërkojnë të punojnë për të drejtat e grave, veçanërisht në mesin e grupeve nga vendet rurale dhe/apo të margjinalizuara. Deri më tani, FGK ka përkrahur 74 organizata anëtare të RrGGK-së, me një shumë totale prej 230 mijë euro, ku kanë përfituar 6.656 persona. Në vitin 2015, Fondi i Grave të Kosovës po mbështetet nga Austrian Development Agency dhe Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë.
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...