Ambasada e Britanisë së Madhe në Kosovë ka dhuruar sot 5 vetura për Administratën Tatimore të Kosovës, të cilat do të jenë në dispozicion të Drejtorisë së Hetimeve Tatimore dhe Inteligjencës (DHTI).
Zëvendësministri i Financave, Punës dhe Transfereve Ilir Kapiti ka falënderuar shtetin britanik për ndihmën e deritanishme sidomos në fushën e hetimeve tatimore, e cila padyshim ka nevojë që të ketë përkrahje profesionale dhe proceduarale, pasi ka të bëjë me një fushë të ndjeshme.
Ndërsa, përfaqësuesi i Administratës Tatimore dhe Doganore të Britanisë së Madhe në Kosovë Simon Woodcock siguroi se përkrahja e tyre nuk do të mungojë edhe në të ardhmen duke thënë se ende kanë shumë ekspertiza për t’i ofruar Drejtorisë së Hetimeve Tatimore dhe Inteligjencës (DHTI).
Drejtori i Përgjithshëm i ATK-së, Ilir Murtezaj ka mirëpritur donacionin e Ambasadës britanike, teksa përmendi edhe mbështetjet tjera që ambasada ka dhënë në ekspertizat e ofruara, si dhe në ngritjen e kapaciteteve teknike duke ofruar pajisjet, veglat analitike, si dhe trajnime.
Kryeministri Kurti mirëpriti një delegacion të bizneseve nga...
Therje me thikë ne Lipjan
LDK nesër pret në takim 150 bizneset më të mëdha në vend, Ru...
Mickoski: Kushdo që hap një temë për çështje identitare nuk ...
Begaj pret ministrin Sikorskin: Vazhdim i mbështetjes për in...
Interi konfirmon lëndimin e Barellas – zbulohet se sa do të ...