Google ADS

Sot pesë viktima dhe 28 raste të reja me COVID-19 në Maqedoni

15:00 | 9 Qershor 2021
V. S.

Ministria e Shëndetësisë në Maqedoni informon se në 24 orët e fundit janë bërë 2.619 testime për coronavirus, ndërsa 28 raste kanë rezultuar pozitiv.

Prej tyre në Shkup – 16, Kumanovë – 9, Tetovë – 2 dhe Prilep – 1.

Nga MSh informojnë se kanë ndërruar jetë edhe pesë pacientë të cilët kanë qenë pozitiv për COVID-19.

Ndërsa Instituti për Shëndet Publik ka regjistruar 23 pacientë të shëruar.

Me rastet e sotme numri i përgjithshëm i të infektuarve shkon në 155.469, prej të cilëve 149.551 janë shëruar, ndërsa 5.467 kanë ndërruar jetë. Numri i rasteve aktive deri sot (9 qershor) është 451./Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme