Qendra Këshilluese për Studime në Amerikë, së bashku me Ambasadën e SHBA-ve në Prishtinë dhe programin Education USA, do të mbajnë sot Panairin e pare të të diplomuarve (alumnive) të universiteteve amerikane, njoftoi Ambasada e SHBA-ve.
Ish-studentë nga 39 universitete të ndryshme do të marrin pjesë në panair për të shkëmbyer përvojat e tyre universitare dhe për të prezantuar programet akademike të fakulteteve të tyre, procedurat e pranimit dhe mundësitë për të përfituar bursa dhe ndihmë financiare. Qendra Këshilluese për Studime në Amerikë po ashtu do të ketë përfaqësues aty për të dhënë informata lidhur me shërbimet e tyre gratis, përfshirë këshilldhënien, përgatitjet për test dhe ndihmën për aplikim, thuhet në njoftim.
Panairi do të mbahet në Sallën e Kuqe të Pallatit të Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë, nga ora 14:30 deri në 16:00.
Kurti mori pjesë në përurimin e Bibliotekës së re në Komunën...
Ronaldo vazhdon të thyejë rekorde
Sveçla: Lufta ndaj krimit të organizuar nuk ka alternativë, ...
AVONET kërkon nga Komuna e Prishtinës anulimin e aktivitetit...
Osmani uron Republikën e Surinamit me rastin e Ditës së Pava...
Drita po bën “dritë” këtë sezon në elitën e futbollit kosova...