Në sallën “1 Tetori”, numër i madh i qytetarëve kanë pritur në radhë për të marrë dozën e dytë të vaksinës anti-Covid.
Koordinatori i Qendrës së Vaksinimit në Prishtinë, Niman Bardhi, në një konferencë për medie, ka sqaruar se mbi 800 persona janë vaksinuar me dozën e dytë. Kurse në nivel vendi janë vaksinuar 88 mijë e 400 qytetarë.
“Aktualisht kemi të vaksinuar mbi 800 persona me dozën e dytë të vaksinës ndërsa në nivel vendi deri më tani janë të vaksinuar 88 mijë e 400 vaksina”.“Fluksi është më i madh i qytetarëve dhe është duke shkuar mirë. Sipas datave të gjithë e kanë të përcaktuar datën e vaksinës”.“Deri në atë moment kur do ta përmbyllim komplet vaksinimin e qytetarëve. Për ne është me rëndësi që kemi doza dhe janë duke u aplikuar”, tha ai.
Ramiz Sjarina tha se ka marrë edhe të dytë dhe se po ndihet mirë, raporton ekonomia online.
“Unë s’kam pasur lodhje, por si vaksina temperaturë të vogël. E kam marr edhe dozën e dytë”.Taibe Sermaxhaj theksoi së ka marrë edhe dozën e dytë të vaksinës.
“Nuk është për mu ankuar, por ka ndikuar pak. Po sillen mirë IshAllah nuk na përsëritet kjo sëmundje”.
Mungesa e sinjalizimit paraqet rrezikshmëri të lartë në traf...
Ana i dërgon një dhuratë Kevinit, reagimi i tij do ju befaso...
Lituania do të financojë prodhimin e dronëve ukrainas me rre...
Plagosja me thikë e 32-vjeçarit në Durrës, shkak dyshohet ko...
Parandalohet një rast i kundërvajtjes doganore
Anisa ia kap flokët Xhenetës – përplasje e ashpër mes tyre