Prokurori i Shtetit njofton se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur 49 aktakuza, kundër 59 personave, për vepra të ndryshme penale.
Po ashtu, me urdhër të Prokurorit të Shtetit janë ndaluar për 48 orë, 17 persona të dyshuar, si dhe janë bërë nëntë kërkesa për caktimin e paraburgimit për 12 persona, të dyshuar për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar gjashtë persona të dyshuar, ka paraqitur tri kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj tre personave, si dhe ka ngritur 27 aktakuza kundër 35 personave, për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar tre persona, ka bërë katër kërkesa për caktimin e paraburgimit për gjashtë persona, si dhe ka ngritur katër aktakuza kundër katër personave, të dyshuar për kryerjen e veprave të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Pejë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar një person, si dhe ka ngritur një aktakuzë kundër një personi.
Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit, në dy raste të ndara ka ndaluar dy persona në kohëzgjatje prej 48 orëve, ka paraqitur dy kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit kundër tre personave dhe ka ngritur pesë aktakuza kundër shtatë personave.
Prokuroria Themelore në Gjakovë, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar tre persona të dyshuar në kohëzgjatje prej 48 orësh, në 2 raste të ndara, si dhe ka ngritur tri aktakuza kundër tre personave.
Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka ngritur një aktakuzë kundër një personi.
Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar dy persona të dyshuar dhe ka ngritur tetë aktakuza kundër tetë personave për vepra të ndryshme penale./arbresh.info/
Jaha: Më 9 shkurt LDK-ja do të rikthehet si partia e parë në...
Katër vitamina dhe minerale të nevojshme për çdo shqiptar
“E di që do të na mungoj”, Arioni flet i përlotur pas largim...
Francë/ Teleferiku përplas stacionin e mbërritjes, 8 persona...
Gresa, Sara dhe Ana hamendësojnë për arsyen e daljes së Dian...
Kura kundër kolesterolit dhe dhimbjes së kyçeve, ja si ta pë...