Kryetari i Komunës së Drenasit ka publikuar video duke drejtuar një aeroplan.
Ai në Facebook ka shkruar se udhëheqja e një komune është sikur drejtimi i aeroplanit.
Postimi i plotë i tij:
Vërtetë, në jetë kam drejtuar makina të ndryshme, të punës, luksoze e luftarake, traktor e bager, 128 e PZ, deri te benzi e pincgaueri, por aeroplani është diçka tjetër.
Udhëheqja e një komune është sikur drejtimi i këtij aeroplani. Besimi qytetar është themelor për të pasur jo vetëm vullnet e dëshirë, por edhe guxim për ta drejtuar.
Besimi qytetar më bën të parashikoj që gjatë udhëtimit edhe pse në drejtimin e duhur, mund të has në turbulenca. Kryetari sikur piloti i mirë, merr përsipër këto rreziqe dhe së bashku me të gjithë udhëtarët aterron shëndosh e mirë.
Po, për këtë, përgjegjësia është e plotë me veprime të sakta edhe gjatë pilotimit edhe gjatë qeverisjes. Nuk mjafton talenti që mëson shpejt e me ia fillue me grah aeroplanin. Përvoja e jep shijen për një opsion. Ky opsion i vetëm është rruga e drejtë./arbresh.info/
Arsenali kërkon një transferim befasues në janar për yllin e...
Edi tregon se si humbi 50 mijë euro për ditëlindje
Ismaili pranon letër urimi nga guvernatori i Bankës së Angli...
Ambasadori italian takoi Tërnavën, diskutuan për tolerancë e...
Kurti: Investimi në fëmijë është investimi për një ardhme të...
Dhënia e gratit prej 100 mijë euro vëllait të deputetes së V...