Lidhja Demokratike e Kosovës, ka shprehur shqetësimin e saj lidhur me punësimet partiake dhe familjare sipas tyre në institucionet e shtetit.
Në një konferencë për medie zyrtarë të kësaj partie kanë kërkuar që kjo gjë të ndërpritet.
Zëdhënësja e kësaj partie, Sibel Halimi, tha se është shqetësuese shtrirja e nepotizmit në institucionet e shtetit.
“Qëllimi jonë është që të shprehim shqetësimin ton për shtrirjen e nepotizmit nëpër institucione duke punësuar familjar nëpër institucione. Një qasje e tillë bënë shkelje flagrante të të drejtave të njeriut. LDK është duke përcjell më vëmendje gjuhen kërcënuese të politikanëve”, tha ajo, raporton arbresh.info.
E anëtari, Shkemb Manaj, tha se premtimi që miqtë e familjaret janë vetëm për dasma mbeti vetëm premtim i Lëvizjes Vetëvendosje.
Ai madje tha se edhe vetë Ministrja e Drejtësisë po tenton të ndërhyj në sistemin drejtësisë.
“Nga partia në pushtet u premtua që fisi e miqt janë vetëm për dasma por duket që kjo mbeti vetëm fushat. VV që kur ka ardhur në pushtet ka filluar t’ju ofroj strehë familjarëve e aktivistëve. LDK kërkoj që kjo të ndërpritet sa më parë.
LDK vlerëson se këto emërime po bëhen më qellim të kapjeve të ndërmarrjeve publike e institucioneve tjera. Çdo ditë kemi lajme që në institucione po shkojnë familjar të afërt më pushtetin. LDK vlerëson se ministrat në pushtet kanë filluar një fushat kërcënuese ndaj institucioneve të pavarura. Është shqetësuese fakti qe gjatë këtyre ditëve ata që janë në pushtet po tentojnë t’i frikësojnë prokuroret e gjyqtaret. Ishte vetë Ministrja e Drejtësisë që po tenton të frikësoj prokurorin”, tha ai./arbresh.info/
Kurti mori pjesë në përurimin e Bibliotekës së re në Komunën...
Ronaldo vazhdon të thyejë rekorde
Sveçla: Lufta ndaj krimit të organizuar nuk ka alternativë, ...
AVONET kërkon nga Komuna e Prishtinës anulimin e aktivitetit...
Osmani uron Republikën e Surinamit me rastin e Ditës së Pava...
Drita po bën “dritë” këtë sezon në elitën e futbollit kosova...