Google ADS

Nis seanca në Kuvend për shkarkimin e Presidentit Meta

10:25 | 9 Qershor 2021
Përparim Bublaku

Parlamenti i Shqipërisë ka nisur diskutimet dhe pritet të vendosë për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta. Pas debateve mes deputetetëve pritet që sot të votohet për shkarkimin e Metës.

Nisma për shkarkimin e kreut të shtetit, nisi pak ditë pas zgjedhjeve të 25 Prillit, ku ka pas një kërkese nga 49 deputetë u ngrit një Komision Hetimor Parlamentar.

Komisioni Hetimor, që u drejtua nga Alket Hyseni, mblodhi prova kundër Presidentit dhe në raportin përfundimtar flitej për shkelje të Kushtetutës nga ana e kreut të shtetit.

Nisma për shkarkimin e Metës u bë për shkak të deklaratave të bëra nga ky i fundit gjatë fushatës elektorale për zgjedhjet e 25 Prillit, që sipas maxhorancës shkelnin Kushtetutën.

Sipas Kushtetutës, edhe nëse Kuvendi vendos për shkarkimin e tij do të jetë Gjykata Kushtetuese që do të thotë fjalën e fundit. Për shkarkimin e kreut të shtetit duhet një humicë e cilësur prej 94 votash./tvklan.al/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme