Google ADS

Parlamenti i Shqipërisë vendos sot për shkarkimin e presidentit Meta

08:33 | 9 Qershor 2021
Përparim Bublaku

Parlamenti i Shqipërisë do të diskutojë dhe do të vendosë sot për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta. Pas debateve në Komisionin Hetimor që u ngrit me iniciativë të 50 deputetëve të maxhorancës, sot në seancë plenare do të vendoset nëse Presidenti do të shkarkohet apo jo.

Komisioni Hetimor, që u drejtua nga Alket Hyseni, mblodhi prova kundër Presidentit dhe në raportin përfundimtar flitej për shkelje të Kushtetutës nga ana e kreut të shtetit.

Nisma për shkarkimin e Metës u bë për shkak të deklaratave të bëra nga ky i fundit gjatë fushatës elektorale për zgjedhjet e 25 Prillit, që sipas maxhorancës shkelnin Kushtetutën.

Por edhe pse kreu i shtetit është thirrur sot për të qenë pjesë në seancë dhe për të kundërshtuar akuzat ai ka refuzuar të marrë pjesë.

Ndërkohë që sipas Kushtetutës, edhe  nëse Kuvendi vendos për shkarkimin e tij do të jetë Gjykata Kushtetuese që do të thotë fjalën e fundit./tvklan.al/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme