Google ADS

Panik tek Franca, Benzema detyrohet të zëvendësohet shkaku i lëndimit

23:50 | 8 Qershor 2021
Arditë Shkodra

Karim Benzema ka pësuar një lëndim në ndehsjen ndaj Bullgarisë.

Franca ishte duke avancuar me golin e Griezmann në min 29’ ndaj Bullgarisë, transmeton lajmi.net.

Në sulmin francez ishin, Mbappe, Benzema dhe Griezmann për herë të parë.

Sidoqoftë, në min 41’, Benzema u ankua për një lëndim dhe nuk mundi ta vazhdojë ndeshjen ku më pas u zëvendësua nga Giroud.

Ende nuk dihet shkalla e lëndimit, por ekziston mundësia që 32 vjeçari ta humbasë Kampionatin Evropian.

Benzema u rikthye në Kombëtare për herë të parë që nga viti 2015, pas një pajtimi ndërmjet tij dhe selektorit Deschamps.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme