Google ADS

Jahjaga për dënimin e Mlladiqit: Drejtësia vonon, por gjithmonë ngadhënjen!

18:35 | 8 Qershor 2021
L G

Ish-presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, ka reaguar pas dënimit me burgim të përjetshëm të kriminelit serb për krimet e kryera në Bosnje dhe Hercegovinë, Ratko Mlladiq.

Jahjaga, përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se kësi lloj dënime pret edhe për kriminelët që kanë kryer krime në Kosovë.

“Drejtësia vonon, por gjithmonë ngadhënjen! Ratko Mlladiq është dënuar me burgim të përjetshëm. Kësi dënime duhet të presin edhe kriminelët e luftës në Kosovë. Nuk mund të ketë paqe e pajtim pa vënien e drejtësisë për mijëra viktima të luftës në Kosovë!”, ka shkruar Jahjaga./arbresh.info/

Të ngjashme