Presidenca tregon nëse është vendosur për datën e zgjedhjeve lokale

14:23 | 8 Qershor 2021
Përparim Bublaku

Akoma nuk është vendosur data e zgjedhjeve lokale që do të mbahen në tetor të këtij viti.

Edhe pse kanë kaluar një javë që nga takimi i presidentes, Vjosa Osmani me partitë politike në lidhje me zgjedhjet lokale, Presidenca “hesht”, për datën e saktë të zgjedhjeve të tetorit.

Arbresh.info ka kontaktuar me Zyrën e Presidencës, në lidhje me vendimin se kur do të jetë data e zgjedhjeve lokale, por të njëjtin thanë se nuk ka akoma ndonjë datë, shkruan arbresh.info/

Bekim Kupina nga Zyra e Presidentes për arbresh.info tha se nuk është vendosur akoma.

“Jo akoma nuk ka ndonjë datë”, tha shkurt Kupina.

Arbresh.info ka kontaktuar edhe me Kryetaren e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valde Daka e cila ka thënë se nuk ka pasur ndonjë takim mes këtyre dy palëve dhe se mbetet që Presidentja të vendos.

“Jo nuk kemi zhvilluar ndonjë takim për këtë çështje, por që është në dorë të Presidentes të vendos se kur do të zhvillohen”, tha Daka për arbresh.info.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani javën e kaluar  zhvilloi takimin me patrit politike për të përcaktuar datën e zgjedhjeve lokale që pritet të mbahen në tetor të këtij viti.

Dy parit e opozitare PDK-LDK, kanë kërkuar që data e zgjedhjeve të behet me 31 tetor.

Ndërkaq VV-je nuk ka përmendur ndonjë datë por sipas liderit të saj, njëherit edhe Kryeministrit të vendit Albin Kurti  se sa më herët të mbahen zgjedhjet aq më mirë.

AAK,  nuk ka përmendur datë por kërkesa e tyre ishte mos shkurtimi i mandatit të kryetarëve të komunave që përfundon me 22 tetor.

Ndryshe sipas ligjit për zgjedhjet lokale sipas kompetencave të Presidentit  të Kosovës të përcaktuara më Kushtetutë, vendimi për të caktuar datën e zgjedhjeve bëhet jo më vonë se katër muaj dhe jo më herët se gjashtë muaj, para datës së zgjedhjeve/arbesh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme