Google ADS

Azemi: Tenderi i ri i Ministrisë së Punës rrezikon t’i lë pa punë 330 persona

12:39 | 8 Qershor 2021
Përparim Bublaku

Kryetari i Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat të Kosovës, Jusuf Azemi në një konferencë për media ka folur ne lidhje me gjendjen e përkeqësuar të punëtoreve të këtij sektori, shkruan arbresh.info.

Shqetësimi kryesor i tyre sipas Azemit mbetet largimi i mbi 400 punëtoreve të sektorit privat nga puna, si dhe ka kërkuar anulimin e tenderit nga Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale për mirëmbajtjen e objekteve.

“Shqetësimi kryesor është largimi i mbi 400 punëtoreve të sektorit privat largim i punëtoreve nga Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale të cilët më 31 maj disave u është konfirmuar që mund të fillojnë me punu e disave vetëm u është thënë që nuk mund të shkojnë në vendet e tyre të punës. Këta punëtor kanë punuar në zyrat e Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale në nivel komunal ku kanë bërë mirëmbajtjen e këtyre objekteve. Punëtoret pa fajin e tyre që nga 1 qershori më nuk janë në listat e pagave për punët që i kanë kryer po thuajse gati 20 vite. Shkak i humbjes së vendeve të tyre të punës është tenderi i përsëritur teknik që këta punëtor në këtë Ministri kryejnë punë teknike por edhe tenderi i ri i cili është dalë për të kryer këto shërbime nga 400 punëtorë të cilët kanë qenë të angazhuar në vendet e tyre të punës me tenderin e ri nuk do të mund të punësohen më shumë se 70 punëtorë dhe rreth 330 punëtorë do të mbesin rrugëve pa një mbështetje sociale, andaj kërkesë e jona primare është Ministria e Punës të tërhiq tenderin sepse po krijon raste sociale në emër të asaj se po du me ru buxhetin e Kosovës”, tha Azemi.

Tutje Azemi përmendi edhe premtimet e Kryeministrit Kurti pasi që janë të disfavorshme për punëtorët të sektorit privat të Kosovës.

“Përderisa Qeveria Kurti nga ka premtuar vitin e kaluar 350 euro pagë minimale këtë vit pagë 250 euro dhe pagës kontribute që i bie diku 290 euro ne ju bëjmë me dije që Ministria e Punës dhe e Mirëqenies Sociale ka ra në pagën 170 euro, ky është dokumentu ku MPMS, e ka reklamu ose e ka qit në tender pagat e këtyre punëtoreve të cilët kryejnë shërbime pagë 200 euro bruto e që në fakte i bie 100 euro kjo do të thotë se realisht ne ju kemi gëzuar ndryshimeve kur na kanë premtuar por këto ndryshime po janë të disfaorshme për punëtorët të sektorit privat të Kosovës, gjithherë ky ndryshim bërë duke e ru buxhetin e Kosovës por ta bëjmë një krahasim përderisa buxheti i Kosovës paska mjete që të derdhen 11 milion euro për rrymën në Mitrovicë dhe ne jo që nuk po stimulohemi por ne po degradohemi dhe po flakemi jashtë vendeve tona të punës”, deklaroi Azemi.

Zëvendësimi i punëtoreve të sigurimit me kamera mbetet shqetësim kryesor si dhe taktika e MP për pastrimin e zyrave është jo korrekte.

“Ministria e Punë që nuk do ti’a del ka parapa që me ekipe lëvizëse ti kryej këto punë, p.sh. një zyre në Mitrovicë ose në Podujevë duhet të pastrohet 1 her ose eventualisht 2 herë në muj dhe përgjatë gjithë periudhës tjetër zyrat do të mbesin të pa pastruara. Edhe punëtorët e sigurimit të cilët kanë menaxhuar ose i kanë monitoruar këto zyre tani e tutje numëri i tyre do të ulët për katër fish pasi që këta e thonë se ne do të bëjmë monitorimin e me kamera, ne nuk jemi për teknologji të avancuar por ne asnjëherë nuk mund të pajtohemi që të flaken punëtorët për shkak ë teknologjisë dhe së paku të mos jetë një fond social për të cilët këta punëtor dikush duhet menduar dhe dikush duhet financuar”
Azemi renditi një mori pyetjesh në drejtim të institucioneve përkatëse që tu bëjë me dije se këto diskriminime nuk do të tolerohen.

“Ne pyesim z. Kryeministër pas shumë kërkesave dhe deklarimeve kur e ke ndërmend ta nënshkruash kontratën kolektive për punëtorët në përgjithësi e në veçanti për punëtorët e sektorit privat për të cilët para zgjedhjeve e pas zgjedhjeve çdo herë ka thënë se hapi i parë që do të mirët për përmirësimin e kushteve të sektorit privat të Kosovës do të jetë nënshkrimi i marrëveshjes kolektive. Z. Kryeministër në programin e tij keni paraparë qe të themelimi gjykatën e punë, a ka ndonjë datë apo është datë?.. Ju keni obligim për punëtorët e larguar nga puna, e të premtuar nga ish Qeveria po edhe të mirat edhe të këqijat e si ish qeverisë bien në barrën tuaj, dilni dhe tregoni punëtoreve se kur do tu jepni 3 herë nga 300 euro, punëtoreve të larguar nga puna nga viti i kaluar pse heshtni. Ministri i shëndetësisë ka pasur plot mbështetje para zgjedhjeve për punëtorët e sektorit privat të Kosovës , ju i keni diskriminuar punëtorët teknik përderisa ekziston vendimi që stimulimi duhet të paguhet mjekët infermieret dhe punëtorët teknik, pse nuk po e bëni ndonjë stimulim për këtë kategori, për muajt maj, prill edhe qershor.

Rastet e vdekjes në vendin e punës ishin 8 e që nuk u stimuluan fare nga institucionet.

“Këtë vit kemi rreth 8 raste të vdekjeve në vendet e tyre të punës dhe është shqetësuese dhe ju e dini që ne fare as Ministria e Punës e as inspektorati i punës nuk e ka problemin as më të vogël lidhur me këto raste. Ne kemi kërkuar që të jemi më afër këtyre punëtorve por kemi kërkuar që ta kemi një fond social që në raste të tilla stimulohen këta punëtorë”

Azemi po ashtu përmendi edhe se 70% e punëtoreve të sektorit privat në bazë të sondazhit që ata kanë bërë, punëtorët që do shkojnë në pushim vjetorë do të shkojnë pa pagesë gjatë kohës së pushimeve vjetore andaj është një zhgënjim i madhe, e ndërkohë u bene thirrje shoqatës së gastronomeve që janë mjaftë të zëshëm i kryejnë obligimet ndaj punëtoreve të sektorit privat|. S.D/arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme