Google ADS

Nën ndikimin e alkoolit, nëna keqtrajton fëmijët në Prishtinë

10:31 | 8 Qershor 2021
Arbresh.info

Nën ndikimin e alkoolit, nëna ka keqtrajtuar dy fëmijët e saj, sipas Raportit 24 orësh të Policisë.

E dyshuara është dërguar në mbajtje kurse fëmijëve i është ofruar tretmani mjekësor.

Raporti:

“Prishtinë 07.06.2021 – 10:25. Është arrestuar e dyshuara femër kosovare pasi që e njëjta nën ndikim të alkoolit në një lokal i kishte keqtrajtuar dy fëmijët e saj. E dyshuara me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje, ndërsa fëmijëve ju është ofruar tretmani mjekësor dhe të njëjtit nga punëtorët e QPS-së janë dërguar te babai i tyre.”/arbresh.info/.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme