Mexhit Picari dhe vajza e tij Dhurata Saliaj, të cilët akuzohen për vrasjen e Kudret Saliaj do të dalin sot para gjykatës së Tiranës, ku do të vendoset dhe masa e sigurisë. Ngjarja e rëndë që tronditi Tiranën ndodhi më 4 qershor 11:50 minuta në një lokal pranë Gjykatës së Tiranës. Nga të shtënat me armë ka mbetur i plagosur avokati i viktimës, Adriatik Cama, ndërsa çifti ishte në proces divorci.
Gazetarja Klodiana Lala ka siguruar për ‘BalkanWeb’ pamje nga brenda ambienteve të gjykatës, ku shihet Mexhit Picari brenda kafazit të xhamtë, ndërsa ish-gardiani mban kokën gjatë gjithë kokës ulur.
Prokuroria ka ashpërsuar akuzën për vrasje në rrethana të tjera cilësuese ndaj 2 ose më shumë personave kjo sepse ka dyshime se babë e bijë bashkëpunuan për të vrarë Kudret Saliajn dhe këtë e mbështet në pamjet e kamerave të sigurisë.
Një ditë para ngjarjes, Mexhit Picari me avokatin dhe Kudret Saliaj me avokatin kanë shkuar në banesën e çiftit që Dhurata të merrte sendet e saj, por nuk ia kanë dhënë. Avokati pretendon se ka pasur kërcënime e fyerje.
Institucionet e Kosovës të mbyllura për shtetasen e Taxhikis...
Hyseni thirrje opozitës: Lërini inatet, votoni bartjen e mje...
Ambasadori britanik në terren me policinë, testojnë dronët e...
Spiunohen politikanët amerikanë/ Pekini tentoi të ndërhynte ...
Këto janë 4 komunat që prijnë me transparencën buxhetore
Kukaj: Sistemi arsimor të fokusohet tek edukimi i mirëfilltë...