Vrasja e 20-vjeçares në Greqi, policia: Nuk gjenden gjurmë, grabitësit sikur e pastruan shtëpinë

08:59 | 8 Qershor 2021
Trina Galanxhi

Vijon misteri i vrasjes së 20 vjeçares britanike në banesën e saj në prani të foshnjës 11 muajshe. Mediat vendase bëjnë me dije se gjurmët e vetme që janë gjetur në banesën e çiftit janë vetëm ato të bashkëshortit të Carolinës në shiritin izolues.

Ndërkaq nga 300 fotografi të grabitësve të shënuar të treguar tek Charalambos Anagnostopulos nga profilet e vrasjeve, rrethi është ngushtuar në 20 prej tyre të cilët kanë ngjashmëri fizike për nga gjatësia dhe forma trupore, por e vështirë për tu identifikuar.

Një tjetër detaj është se bashkëshorti i viktimës nuk ka arritur që të jetë i qartë për të dhënë detaje në lidhje me gjuhën që është përdorur nga grabitësit nëse është shqip, është gjuhë e vendeve të ish Bashkimit Sovjetik apo është dialekt rom.

Hetimet janë përqendruar te 200 grabitjet që kanë ndodhur 5 vitet e fundit përfshirë sulmin në Alepochori në verën e vitit 2018, kur tre burra u futën në shtëpinë e pilotit-trainer Charalambos Anagnostopulos , e lidhën atë me gruan e tij dhe i dhunuar fizikisht para grabitjes.

Kjo grabitje, pavarësisht nga fakti se kanë kaluar tre vjet , mbetet e pazbuluar dhe siç thonë zakonisht zyrtarët e Sigurimit, paraqet shumë ngjashmëri, por edhe shumë ndryshime me atë të Ujit të ëmbël.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme