Mbrëmë , rreth orës 23:50, një qytetar i Ferizajt Osman Lohaj, 21 vjeçar, me profesion kamarier, ka gjetur një portofol me para dhe dokumente të humbura , para Emergjencës Primare në Ferizaj .
Portofoli i përkiste Çlirim Asllanit 22 vjeçar nga Ferizaj.
Ai menjëherë ka njoftuar policinë dhe portofolin e gjetur e ka dorëzuar në stacionin policor të Ferizajt.
Pas procedurave të verifikimit të pronarit, në prani të policisë, pronarit i kthehen paratë ( 381 euro dhe dokumentet e tij).
Me këtë rast, Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, ka falënderuar qytetarin Osman Lohaj për gjestin human dhe shembullorë me rastin e dorëzimit të portofolit të gjetur në stacionin e policisë /arbresh.info/
Moti në Kosovë për këtë të diel
Banorët këndojnë të gjithë së bashku këngën “Mora fjalë”
Disa nga banorët i zuri gjumi teksa zhvillohej ndeshja Shqip...
Sylvinhos s’i pëlqyen minutat e para të ndeshjes, hezi...
Trupat izraelite arrijnë pikën më të thellë në Liban që nga ...
Ismajli: Çekët kishin ardhur për barazim, kemi ndeshje me Uk...